Rozë

Miliarderja 23-vjeçare sulmohet nga aktivistët: Je një përbindësh

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 22 December 2020

Miliarderja e re, Kylie Jenner, ka revoltuar aktivistët për të drejtat e kafshëve gjatë daljes së saj të fundit për pazar gjatë fundjavës.

Pasi u largua nga dyqani luksoz në Rodeo Drive të Beverly Hills, ajo hyri në automjetin e saj dhe në këtë moment katër protestues rrethuan automjetin e saj.

Nga videot e shpërndara në rrjet shihen aktivistët që i bërtasin yllit të TKUWK, teksa thërrasin: “Turp për ty! Je një përbindësh! Turp për ty!” .

-Advertisement-

23-vjeçarja shihet duke dalë nga ‘Rolls-Royce’ i saj, kurse pas saj ishin sigurimi që e mbronin prej aktivistëve.

Protestuesit nuk dukej se kishin si shënjestër Kylie pasi protesta e tyre filloi diku tjetër dhe më pas u drejtuan drejt qendrës së famshme tregtare teksa Kylie nuk iu përgjigj atyre.

23-vjeçarja nuk kishte veshur me ndonjë veshje gëzofi në kohën e protestës, por ka veshur në të kaluarën e sigurisht aktivistët e mbanin mend këtë.

Ylli i “Keeping up with the Kardashians” është përballur me një situatë të ngjashme edhe në janar kur ajo tregoi papuçet e sapo blera Louis Vuitton të bëra me gëzof, vetëm disa ditë pasi u përpoq të rrisë ndërgjegjësimin për kafshët që kishin ngordhur në zjarret e Australisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera