Lifestyle

Miliarderët dhe familjet mbretërore po nxitojnë t’ua mësojnë fëmijëve gjuhën mandarine

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 10 November 2017

Mësimi i një gjuhe të dytë është dëshmuar se ofron një sërë përfitimesh shëndetësore dhe edukative.

Mësimi i një gjuhe të dytë e përmirëson zhvillimin e trupit, ju mbron nga demenca dhe ndihmon në jetëgjatësinë e vëmendjes, transmeton Telegrafi.

Siç duket gjuha mandarine është më e ‘nxehta’ për momentin, ku disa prej familjeve të profilit të lartë kanë filluar t’ua mësojnë këtë gjuhë fëmijëve të tyre në një moshë shumë të re.

-Advertisement-

Kinezishtja është gjuha me më së shumti folës vendas në botë, ku ka rreth 1.2 miliardë të tillë. Ekzistojnë dy dialekte kryesore të cilat i ka gjuha kineze – mandarinn dhe kantonishten  – dhe 1 miliardë nga totali e flasin gjuhën mandarine.

Pra kjo shifër tregon se kjo gjuhë do të vazhdojë të jetë e rëndësishme për biznese në të ardhmen.

Jeff dhe Mackenzie Bezos
Themeluesi i ‘Amazon’, Jeff Bezos, bashkë me gruan e tij kanë katër fëmijë dhe kanë eksperimentuar me shumë mënyra se si t’i edukojnë fëmijët.

“I kemi provuar të gjitha gjërat… duke përfshirë udhëtimi jo-sezonal, eksperimente shkencore në kuzhinë, mësimin e gjuhës mandarine, programin matematikor të Singaporit, dhe shumë sporte tjera”, ka treguar MacKenzie për për Vogue.

Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan
I pari i ‘Facebook’, Mark Zuckerberg’, ka filluar të mësojë gjuhën mandarin para disa viteve dhe është përmirësuar jashtëzakonisht shumë. Gruaja e tij, Priscilla Chan, është vajzë e refugjatëve kinezë të cilët kishin emigruar në Vietnam dhe flet kantonishte të rrjedhshme.

Çifti ia mëson këtë gjuhë vajzës së tyre Max. Mark Zucerkberg e kishte ngarkuar një video në profilin e tij në Facebook, ku kishte shfaqur asistentin e tij personal AI duke ia mësuar Max-it gjuhën mandarin.

Ivanka Trump dhe Jared Kushner
Ivanka Trump dhe Jared Kushner kanë tre fëmijë dhe e kanë punësuar një dado e cila flet gjuhën mandarin për t’u ndihmuar atyre ta sjellin atë gjuhë në shtëpinë e tyre.

Princi William dhe Kate Middleton
Çifti mbretëror i kanë dy fëmijë dhe po e presin të tretin. Djali i parë i tyre, Princi George, 4 vjeçar, ditën e parë të shkollës e ka filluar në Thomas’ Battersea, Londër. Shkolla do t’ia mësojë gjuhën mandarin Princit George.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera