Lajme

Milenkos i pengon flamuri kombëtar në zyrën e Xhaferit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 04 May 2017

Nuk pritej të mungonte reagimi i Milenko Nedellkovskit, gazetarit kontrovers që shpesh ka pasur tendenca dhe fjalor të urrejtjes kundrejt shqiptarëve dhe etniteteve tjera në Maqedoni.

Milenko këtë herë ka reaguar për flamujt kombëtar në zyrën e kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

”Urime bashkëatdhetarë maqedonas, ju që votuat për LSDM-në. Urime. Ia arritët qëllimit. Hallall ju qoftë.” ka shkruar Nedellkovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

-Advertisement-

Përndryshe, Milenko Nedellkovski njihet si gazetar që përdor gjuhë të urrejtjes. Rasti më i rëndë është kur tha se i shumëzon me zero shqiptarët, homoseksualët dhe romët. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera