Lajme

Milanoviq: Si të presim objektivitet nga Borrelli ndaj Kosovës, Spanja nuk e njeh pavarësinë

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 10 October 2023

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, në një konferencë të përbashkët me presidenten kosovare, Vjosa Osmani, ka ftuar Kosovën që t’i bojkotojë sanksionet e Komisionit Evropian.

Milanoviq, pos tjerash, ka thënë se është e vështirë të pritet një objektivitet nga përfaqësuesi i Lartë i BE-s, Josep Borrell në raport në Kosovën.

“Kosova është nën sanksione të Komisionit Evropian, i ftoj që t’i bojkotojnë ato, kjo është ndër masat, shpresoj se zoti Borrell do të shkoj shpejt në pension. Nuk janë masa të ndërmarra nga këshilli i Ministrave por nga komisioni, nga Borrelli”, u shpreh Milanoviq.

-Advertisement-

“Ky shtet nuk e njeh Kosovën. Si të presim të presim një objektivitet nga një spanjoll, dhe që drejton politikën evropiane kundërejt Kosovës, ajo që është bërë para pak disa muajsh pas zgjedhjeve në Kosovë, tregon edhe një reflektim të kompetencën që e bën në formë të njëjtë edhe në Bosnje e Hercegovinë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera