Milani “vrapon” drejt Championsit, dyfishin e mesatares së pikëve kundrejt Interit
Autori: Gazeta inFokus
15:21 | 12 March 2018
Ky Milan mund të synojë realisht një vend në Champions League vitin e ardhshëm. E këtë nuk e thonë tifozët e kuqezinjve, por shifrat, duke parë se në këtë fillimviti, ekipi i drejtuar nga Gennaro Gattuso po ecin me një ritëm të jashtëzakonshëm.
Milani ka siguruar mesatarisht 2.75 pikë për ndeshje, ekzaktësisht dyfishi i “kushërinjve” zikaltër (1.375) dhe me një hap bindshëm më të mirë sesa Roma e Lacio, respektivisht me 1.7 dhe 1.6 pikë për ndeshje.
Ndeshja që mbetet ende për t’u zhvilluar, pa ditur ende një datë të saktë, është “derbi i Madonninës”, që do të tregojë shumë më tepër mbi ëndrrat apo ambiciet e tifozëve milanistë, të cilët tashmë mund të shpresojnë edhe te një “armë” më shumë e ndoshta e papritur, Andre Silva.
Receta “Gattuso” duket se funksionon më së miri, e tani, vendi i katërt që mbahet nga Lacio është vetëm 6 pikë larg, me dy ekipet e Milanos që kanë nga një ndeshje më pak. Për derbin, vështirë të flitet për favoritë, pasi është një ndeshje e vështirë që gjithmonë ka treguar se rezultati nuk varet nga forma e ekipeve, pasi në atë ndeshje lojtarët japin maksimumin. Por, në rast të një fitoreje nga Milani, entuziazmi mes tifozëve dhe lojtarëve do të kapë ekstremet, duke mos bërë të mos ndihet aspak lodhja.
Vetëm pak muaj më parë, lidhja mes Championsit dhe “djallit kuqezi” dukej një ëndërr, pasi në fund të vitit 2017, kuqezinjtë ishin plot 15 pikë larg zonës “Champions”. Por tani, me një marsh më shumë në këtë garë futbollistike, Milani është kthyer në favoritin kryesor mes rivalëve për këtë objektiv.
Pas Beneventos (me të cilën Milani barazoi 2-2), kuqezinjtë kanë rikuperuar 13 pikë ndaj Interit, 5 ndaj Romës dhe 8 ndaj Lacios, e tashmë ka edhe një ndeshje më pak sesa dy ekipet romane. Në këtë aspekt, vetëm Juventusi dhe Napoli e kanë rritur distancën, por këto dy skuadra duket se zhvillojnë një kampionat “më vete”.
Nga muaji janar, Milani ka luajtur 8 ndeshje në Serie A, prej të cilave ka regjistruar vetëm një barazim me Udinezen, e 7 të tjerat i ka fituar, përfshi këtu duelet e drejtpërdrejta me Lacion e Romën. Interi, për të njëjtin numër ndeshjes, ka sigluar vetëm 2 fitore, 5 barazime dhe një humbje. E nga 18 pikë distancë mes dy milanezeve, pak muaj më parë, tashmë jemi në vetëm 5 pikë diferencë, me derbin që pritet të luhet e që duket se shqetëson shumë tifozët zikaltër.

T� tjera
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...
-
Publikohet fotoja e 47-vjeçarit nga Kosova që humbi jetën në aksidentin në Mal të Zi, i ndjeri ishte polic kufitar
Një shtetas i Kosovës, i moshës 47-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e një a...
-
Vranët, shi por edhe diell me temperatura maksimale deri në 20 gradë, moti gjatë javës që po hyjmë
Temperaturat në Kosovë gjatë javës së ardhshme do të arrijnë deri në 20 gradë...
-
Haxhiu nesër në Bruksel, në Konferencën Botërore për e-Parlamentin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të udhëtojë të hënën dre...
-
Akuza për falsifikim dokumentesh, rasti i Luiz Ejllit shqyrtohet në Gjykatën e Lartë në Tiranë më 24 nëntor
Edhe pse një vit më parë u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit, fati ligj...
-
Konjufca në Konferencën e Frankofonisë: Kosova synon anëtarësimin e plotë
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Ko...
-
Prokuroria kërkon edhe 6 vjet burg për Hashim Thaçin – të martën vendimi i ri në Hagë, mbrojtja kërkon pafajësi
Hashim Thaçi do të përballet të martën, më 17 nëntor, me një tjetër aktgjykim...


































