Sport

Milani sonte me mungesa të mëdha në Evropa Ligë, ja kush pritet të jetë kapiteni

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 10 December 2020

Milani sonte është mysafir i Sparta Pragës në kuadër të xhiros së fundit të Ligës së Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra e Stefano Piolit do të hyj në këtë takim me mungesa të mëdha, disa për shkak të lëndimeve, e disa të tjerë nuk janë ftuar fare për shkak se kanë nevojë për të pushuar.

Alessio Romagnoli, Simon Kjaer, Ismael Bennacer, Hakan Calhanoglu, Gigio Donnarumma dhe Zlatan Ibrahimovic janë futbollistët që Pioli nuk do t’i ketë në dispozicion.

-Advertisement-

Sipas raportimeve të ‘MilanNews’ shiriti i kapitenit pritet t’i besohet, Samu Castillejos.

Ndeshja mes ‘Rossonerëve’ dhe Sparta Pragës luhet sonte me fillim nga ora 21:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera