Sport

Milani shënon fitore të pastër në derbin kundër Juventusit

Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 08 October 2022

Milani ka shënuar fitore në derbin e javës së nëntë në Serie A, kundër Juventusit.

Kampionët në fuqi të Italisë shënuan fitore të pastër në “San Siro”, me rezultatin 2:0, shkruan Gazeta Express.

Fikayo Tomori, me golin e shënuar në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, i dërgoi vendasit në pushimin mes pjesëve me epërsi minimale.

-Advertisement-

Ende pa kaluar dhjetë minuta në pjesën e dytë, në minutën e 54-të shënoi Brahim Diaz për rezultatin final.

Milani pas kësaj fitore ka 20 pikë dhe momentalisht renditet i treti në tabelë.

Ndërsa, Juventusi mbetet me 13 pikë në pozitën e tetë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera