Sport

Milani rikthehet te fitorja dhe vazhdon kryesimin në Serie A

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 20 December 2020

Pas dy barazimeve rresht, skuadra e Milanit është kthyer te fitorja në kampionat, shkruan Gazeta inFokus.

‘Rosonerët’ kanë triumfuar në udhëtim te Sassuolo me rezultat 2-1, në duelin e vlefshëm për xhiron e 13-të në Serie A.

Golin e parë për mysafirët e realizoi Rafael Leao në sekondën e shtatë të takimit, duke vendosur kështu rekord të ri në kampionatin elitar italian për golin më të shpejtë shënuar.

-Advertisement-

Për shifrat 0-2 për Milanin shënoi Alexis Saelemaekers në minutën e 26’.

Vendasit arritën ta ngushtonin rezultatin 1-2 në minutën e 87’ me anë të Domenico Berardi.

Deri në fund Sassuolo u mundua ta gjente edhe golin e barazimit, por nuk arriti dot.

Pas kësaj fitoreje Milani vazhdon kryesimin me 31 pikë, ndërsa Sassuolo mbetet e 6-ta me 23 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera