Sport

Milani mposhtë Sparta Praguen dhe kualifikohet tutje si i pari i Grupit H

Autori: Gazeta inFokus 23:03 | 10 December 2020

Milani e ka mposhtur në udhëtim Sparta Praguen me rezultat minimal 1-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Në sfidën e zhvilluar në Pragë, golin e vetëm për ‘rosonerët’ e realizoi Jens Hauge.

Sulmuesi i ri suedez shënoi në minutën e 23’ për tri pikë të rëndësishëm për ‘Kuqezinjtë’, që i dergoj ata tutje në garën e dytë me prestigjioze për klube në Evropë.

-Advertisement-

Milani e ka mbyllur në vendin e parë Grupin H me 13-të pikë, kurse në pozitën e dytë ka përfunduar Lille me 11-të sosh, ndërsa Sparta Prague ka mbetur e treta me 6-të pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera