Sport

Milani kërkon qendërmbrojtës tek Juventusi

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 31 October 2019

Milan është në kërkim të një mbrojtësi qendre dhe për momentin duket se është përqendruar në shtëpinë e Juventusit.

Drejtuesit kuqezi synojnë njërin mes Danielle Ruganit dhe Merih Demiral.

Në fakt, të dy këta emra nuk janë të rinj sa u përket dëshirave të klubit nga Milano, pasi edhe në verë pati disa diskutime mes dy skuadrave, sidomos për mbrojtësin turk, por në fund klubi bardhezi vendosi që ta mbante atë.

-Advertisement-

Maurizio Sarri ka në dispozicion 5 mbrojtës qendre dhe largimi i njërit prej tyre do të ishte një lehtësim për të gjithë, veçanërisht për Ruganin, i cili nuk ka luajtur thuajse aspak këtë sezon.

Por, nga ana tjetër, dëmtimi i Chiellinit ia bën më të vështirë Milanit për të bindur drejtuesit e kampionëve të Seria A për të lënë të lirë njërin mes emrave të sipërpërmendur dhe një tratativë e tillë do të varet pikërisht nga gjendja e kapitenit të Juventusit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera