Sport

Milani i shpëton humbjes, mbetet shumë larg Napolit

Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 14 January 2023

Milani ka marrë vetëm një pikë në një udhëtim të vështirë të Lecce.

Rosonerët në fakt duhet të jenë të kënaqur me pikën pasi që shumë lehtë mund të pësonin edhe humbje.

Në pjesën e parë Lecce ishte në epërsi të dyfishtë, me autogolin e Theo Hernandez në minutën e tretë dhe golin e Baschirotto në minutën e 23-të.

-Advertisement-

Milani u rikthye në lojë në pjesën e dytë, ku edhe arriti të barazoj rezultatin.

Fillimisht shënoi Leao në minutën e 59-të e më pas Calabria në minutën e 71-të.

Me këtë barazim, Milani është e dyta në tabelë me 38 pikë, nëntë pikë më pak se Napoli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera