Sport

Milani, gati ‘kurthin’ për Insignen

Autori: Gazeta inFokus 08:49 | 17 November 2017

Milani vijon përgatitjet për sfidën e të shtunës në mbrëmje, përballë Napolit.

Kuqezinjtë do të luajnë shansin e fundit për të treguar se mund të përballen me ekipet e kreut, por edhe për të mos e thelluar edhe më shumë diferencën me zonën Champions.

Trajneri Montella po punon shumë, veçanërisht në repartin e mbrojtjes, ku kuqezinjtë kanë vuajtur shumë dhe për më tepër do të ketë përballë një sulm vrastar si ai i Napolit. Tekniku i Milanit ka përgatitur një surprizë edhe për futbollistin më në formë të napolitanëve, Lorenzo Insignen, teksa i ka rezervuar një markim special.

-Advertisement-

Në rreshtimin 3-4-3, të Montellës, bie në sy aktivizimi i Bonuccit si mbrojtës i djathtë, pikërisht në zonën ku qarkullon Insigne. Kjo zgjedhje e Montellës, duket se bëhet për të minimizuar dëmet nga krahu i majtë i sulmit napolitan, por edhe për t’i dhënë Bonuccit më shumë mundësi të luajë me topin dhe të nisë kundërsulme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera