Sport

Milani firmos me talentin belg, ja kush është ai

Autori: Gazeta inFokus 07:03 | 31 January 2020

Pas 3 largimeve, Milani bën edhe një afrim. Pasi mbylli me sukses shitjet e Ricardo Rodriguez te PSV Eindhoven, Susos te Sevilla dhe Piatek te Hertha e Berlinit, klubi kuqezi ka arritur akordin me Anderlecht për të marrë shërbimet e mesfushorit të talentuar belg Alexis Saelemaekers.

20-vjeçari do të transferohet te kuqezinjtë në formë huazimi për 3,5 milionë euro, me detyrim blerjeje për 3,5 milionë euro të tjera plus bonuset.

Vlera totale e këtij transferimi shkon në 8 milionë euro për Milanin dhe pasi të zgjidhen edhe detajet e fundit, do të jetë momenti i firmave dhe i prezantimit zyrtar të Saelemaekers i cili si pozicion të preferuar ka atë të pozicionit të djathtë dhe është profili i përzgjedhur nga drejtuesit e Milanit për të zëvendësuar spanjollin Suso.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera