Sport

Milan pas lojtarit të Cityt

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 24 April 2023

Në ndeshjet e fundit në Premier League, por edhe në Champions League trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka vendosur të aplikojë një modul me tre mbrojtës në fushë. Nga rreshtimi i ri ai që e ka pësuar është Kylie Walker i cili tashmë është shndërruar në një lojtar stoli. Anësori britanik nuk mund ta pranojë këtë situatë dhe është duke menduar të bëjë “gati valixhet” për të nisur një tjetër eksperiencë sezonin e ardhshëm.

Alternativat për 32-vjeçarin nuk mungojnë dhe së fundmi në skenë ka dalë Milani. Kuqezinjtë shohin te Walker një lojtar me shumë eksperiencë dhe që mund t’i ndihmoj italianët në fushë, ndërsa mund të shërbejë edhe si një shembull për të rinjtë në organikën e Stefano Piolit. Kontrata e Walker me Cityn përfundon vitin e ardhshëm dhe ky fakt lehtëson Milanin pasi kuqezinjtë nuk do të shpenzonin shumë për mbrojtësin teksa edhe drejtuesit anglezë duke u rreshtuar në anën e Guardiolës, nuk do të ishin një pengesë për britanikun.

Walker është pjesë e Cityt prej vitit 2017 duke u shndërruar në një lojtar kryesor teksa regjistron deri më tani plot 241 paraqitje me the Citizens, ndërsa koleksionon gjithashtu edhe katër tituj të Premier League, katër Kupa të Ligës dhe një FA Cup.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera