Lajme

Milaim Zeka tallet keq me Albin Kurtin dhe Isa Mustafën!

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 21 June 2017

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës Milaim Zeka, është tallur keq me Albin Kurtin dhe Isa Mustafën.

Zeka ka thënë se Isa Mustafa e ka quajtur gomar  Albin Kurtin, po ashtu ai i ka kujtuar edhe disa ofendime tjera që kanë ndodhur mes tyre.

Shënimi i plotë:

-Advertisement-

 Ja me kë do të bejë koalicion Albin Kurti
1.Isa Mustafa e quan Albin Kurtin-gomar!
Isa Mustafa, Albin Kurtin e ka quajtur “gomar të Zajednicës”.
“A e di kush cka ka ky gomari i Zajednices me djemt e mij??? Te drejtohet kah une Ukshi se e ka humbur rrugen” (sic.), ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.
2. E ultë dhe e turpshme:Tash djali i Isa Mustafës e quan “lopë të çmendur” Albin Kurtin
Akuzat ndaj kryeministrit Isa Mustafa nga ana e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, e kanë “prekur” djalin e Isa Mustafës – Besnikun – i cili bën një reagim të ultë në rrjetin social Facebook.
“Albin Kurti vuan nga kjo sëmundje: Sëmundja Creutzfeldt-Jakob, e njohur si sëmundja e ‘lopës së çmendur’, është një çrregullim i rrallë, i pashërueshëm dhe fatal për njeriun.
3. Isa Mustafa: I kërkoj falje gomarit që e kam krahasuar me Albin Kurtin
Kryeministri Mustafa thotë se atyre që nuk respektojnë pronën publike dhe private nuk u kërkon falje. Ndërkohë ai i ka kërkuar falje, gomarit të cilin e kishte krahasuar me Albin Kurtin.
“Unë në këtë rast mundem veç gomarit me i kërku falje që e kom krahasu me këta që nuk i respektojnë gardhin ose kufinin, nuk e respektojnë nderin e shtëpisë , tjerëve jo. Sepse te ne, as bagëtia nuk e then gardhin.”, tha Mustafa në emisionin ‘Debat’ në RTK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera