Milaim Zeka: Qeveria Hoti ra për interesa personale të Ramush Haradinajt
Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 27 December 2020
Ish-deputeti Milaim Zeka thotë shkaku kryesor i rrëzimit të qeverisë Hoti u bë Ramush Haradinaj pasi shpalli kandidaturën e tij për president.
“Unë mendoj që ai është shkaktari kryesor i kësaj krize kaq të thellë politike pasi u krijuan disa raporte të çuditshme mes kësaj partie në pushtet dhe aleatit tjetër që është Lidhja Demokratike e Kosovës”.- thotë Milaim Zeka.
Sipas Zekës, interesat personale të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sollën krizën në Kosovë.
“Qeveria Hoti ra për interesa personale të Haradinaj që të bëhej president”, ka thënë ai.
Për më tepër, qeverinë e Hotit e konsideron të dështuar në marrjen e masave për krijimin e stabilitetit në vend.
“Kryeministri Abvullah Hoti nuk tregoi kurrfarë dinamike në udhëheqjen e tij, as në dialog, as në liberalizimin e vizave, as në politikën e brendshme; është një kolaps ekonomik, kështu që ra qeveria”, deklaroi Zeka në Top Channel.
Zeka parashikon një krizë që do të vazhdojë gjatë nëse nuk zgjidhet problemi i përzgjedhjes së presidentit.
“Sikur Kurti të ulej me partnerë të tjerë dhe të binin dakord për një president para zgjedhjeve të ardhshme, kjo do të më krijonte një shpresë që të paktën qeveria që vjen të rrijë në pushtet të paktën 3 vite”, ka thënë ai.
Të tjera
-
Mbështetje e jashtëzakonshme për Daut Haradinaj në Ferizaj: Vetëm bashkë mund ta sjellim ndryshimin
Atmosferë e jashtëzakonshme në Ferizaj, ku kandidati për deputet me numër 50,...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Tempera...
-
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gjatë vozitjes
Një aksident ka në Shkodër, ku mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kard...
-
Kurti i ka dërguar zotim Komandantit të KFOR se nuk e çon FSK-në në veri
Komandanti i KFOR-it, italiani Enrico Barduani, në një intervistë për RTK 2 t...
-
Biden: Do e kisha mundur Trumpin në zgjedhje, por s’doja të isha President 86 vjeç
Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur se ai mund të ishte rizgjedhur Pre...
-
Bedri Hamza u premton zjarrfikësve 50% rritje pagash, sigurim shëndetësor e jetësor dhe rregullim të statusit me ligj
Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës. ...
-
A po rikthehet Jack Smith në Hagë?
Trump sërish deklaroi se prokurori Jack Smith do të kthehet në Hagë. Por, Pro...
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të...
-
Memli Krasniqi: PDK-ja e bashkuar dhe e organizuar për një të ardhme ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së t...
-
Emocionon doktori me fjalët e tij për mjekët që u detyruan ta lëshojnë Kosovën “Shumë bre e dhimbshme”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Infektol...
-
Bajrami për Muratin: Krenohet për borxhin e ulët publik, e sot vajton që “opozita nuk e lejoi”, jo zotëri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë s...
-
Muharremi: Kosova shpenzoi mbi 142 milionë euro për import të energjisë elektrike në 2024
Analisti dhe njohësi integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka treguar se pr...