Lajme

Milaim Zeka: Mos votoni me urdhëra

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 22 May 2017

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës  nga Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, u ka bërë apel qytetarëve të mos votojnë me urdhra por sipas bindjes së tyre, të mos e shesin votën sepse kjo do të u kushtojë shtrenjtë fëmijëve .

Zeka ka thënë gjithashtu se Ata qe ju japin urdhera, ata qe vijne me ble vota, ata jane hajna, edhe nuk meritojnë te perfaqesojne një tufe me dele, se le ma popullin ne Parlament, transmeton Infokusi.com

Postimin e plotë të Zekës bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Mos votoni me urdhera

Po vijne informacione nga tereni, se te gjitha partite politike ne teren, kane filluar te japin urdhera se kush kend duhet ta votoje.
Vota eshte vula e demokracise. Me voten tuaj i ndryshoni proceset. Me voten tuaj e sillni te miren, po edhe e denoni te keqen.
Mos pranoni urdhera. Votoni sipas bindjeve tuaja, edhe sipas punes qe e kemi bere cdonjeri deri me tash. Mos pranoni me shite voten, sepse, pastaj e paguajen shtrenjte femijet tuaj – Kosova.
Komisioneret e te gjitha partive, duhet ta ruajne voten, dhe te kene kujdes, se denimet jane te renda. Perpos gjobave, e burgut, i pret izolimi i perjeteshem, ngase nuk do munden me marre vize per me udhetu ne shtetet e Bashkimit Evropian!

Ata qe ju japin urdhera, ata qe vijne me ble vota, ata jane hajna, edhe nuk meritojne te perfaqesojne nj tufe me dele, se le ma popullin ne Parlament!”/INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera