Lajme

Milaim Zeka kërkon që Kuvendi t’iu blejë laptop deputetëve

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 14 December 2017

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka në seancën e sotme të Kuvendit ka ngritur disa shqetësime.

Zeka ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës ti pajisë të gjithë deputetët me nja një laptop.

“Ne si deputet nuk kemi laptop dhe bëjmë fotokopje që Kuvendi shpenzon 40 mijë deri 50 mijë euro në letra. Kërkoj urgjentisht nga sekretaria e Kuvendit dhe kryesia e Kuvendit të na e blej nga laptop.” Ka thënë Zeka.

-Advertisement-

Ai ka vazhduar duke ngritur shqetësimin edhe për pensionerët që presin në rend në bankat e Kosovës për të marr pensionin prandaj ka propozuar që pensioni tu dërgohet me postë nëpër shtëpi.

Në fund të fjalimit Zeka ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Hardainajn për arritjen e marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

“ Kryeministër të përgëzoj për kontratën e punës së termocentralit “Kosova e Re” ka përfunduar ai.

Kujtojmë që dje kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një takim me drejtues për Termocentralin “Kosova e Re” dhe përfaqësues të Kompanisë amerikane “Contour Global”, u arrit marrëveshja për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, shkruan Infokusi.com

Marrëveshja komerciale pritet që të nënshkruhet ditët e ardhshme dhe me të në Kosovë do të investohen mbi 1 miliard euro, gjë që paraqet investimin më të madh në historinë e re të Kosovës.

Termocentrali do të ndërtohet me një bllok të vetëm superkritik, me efiçiencë minimum 40% dhe kapacitet elektrik bruto prej 500 MË./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera