Lajme

Milaim Zeka i del në mbrojte djalit të Haxhi Shalës: Nuk po kuptojë pse u ba kaq e madhe kjo punë

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 25 November 2020

Ish deputeti i Kuvendi të Kosovës, Milaim Zeka i ka dalë në mbrojtje djali të Haxhi Shalës, Flakron Shalës, pas emërimit të tij si konsull në Pragë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, Zeka ka thënë se nuk po kupton pse është bërë kaq e madhe kjo çështje, shkruan Gazeta Infokus.

“Nuk po e kuptoje pse u ba kaq e madhe puna e djalit te Haxhi Shales?!E emruan per diplomat ne Prage, djalin e Haxhi Shales, te gjithe u qune ne kembe per ta sulmuar. Askush nuk pyeti se çka ka studju Flakroni, po hopa, ashte djali i Haxhise”, ka shkruar Zeka.

-Advertisement-

Sipas Zekës të gjithë diplomatët në Kosovë janë zgjedhur me nepotizëm, dhe një gjë e tillë sipas ti do të ndodhë gjithënje.

“Kur ka pas shku baba i Flakronit ne lufte, keta qe pijshin shlivovice me zorana e stojana, nuk thojshin pse me shku ai e jo na.Qe ta dini, prej te parit, e deri te i mrami, vetem me te njofshem kane shku, edhe kane me shku. Flakroni ka magjistru ne Prage, edhe bash e meriton.Po meritat nuk kane rendesi ne kete vend te antivlerave…!!!”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera