Lajme

Milaim Zeka i ashpër me Kurtin: Njeri antishtet, antiflamur, antivlerë

Autori: Gazeta inFokus 22:44 | 05 July 2023

Gazetari Mialim Zeka i ftuar në Podcast me Shkelzen Dakaj, ka dhënë deklarata të ashpra për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Ai ka thënë se kombi shqiptar nuk ka pasur anti-shqiptar të përmasave të kryeministrit aktual i cili po qeverisë me vendin.

Madje, Zeka thotë se në përmasa të tij nuk qenë as Enver Hoxha.

-Advertisement-

“Historikisht, kombi shqiptar nuk ka pas antishqiptar të përmasave të Albin Kurtit, njeri antishtet, antiflamur, antiluftë, antivlerë, anti çdo gjë në përmasa të tij s’ka qenë as Enver Hoxha”, ka thënë Zeka.

Gjithashtu, gazetari ka hedhur akuza të rënda duke thënë se Kurti është në vijën e presidentit serb, Aleksandër Vuciq.

“Mua më shqetëson heshtje e gruas së Rexhep Selimit, e cila ka qenë luftëtare e cila e din që po të mos ishte NATO-ja, ajo as në ëndërr se kish pa martesën më Rexhep Selimin, as Rexhep Selimi me të. Kur ajo nuk çohet me mbrojtë ardhmërinë e fëmiut të vet, kur e sheh që në ballë të turmave është vu një psikopat, një njeri me të metë mentale, që është 100 përqind në vijën e Vuçiqit, 100 përqin në autostradën serbo-ruse, çka ki me folë ti për Dimal Bashën ose për anonimusa që 50 për qind të deputetëve, jo të LVV-së, po 50 për qind të deputetëve të të gjitha partive politike, punën e pare në jetën e tyre e kane pasur politikën”, ka deklaruar Zeka.

Ndiqeni emisionin e plotë:

/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera