Lajme

Milaim Zeka: Halil Berisha trajtoj në mënyrë profesionale dosjet për krerët e OVL e UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 27 October 2021

Gazetari dhe analisti, Milaim Zeka, ka deklaruar se dëshmia e ish gazetarit të Infokus-it, Halil Berisha nuk është në asnjë mënyrë kundër krerëve të OVL e UCK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.

Lexo edhe: SQARIM: Halil Berisha nuk është dëshmitar kundër krerëve të OVL -UÇK, ai është atje nën detyrim

Në një prononcim për Gazetën Infokus, Zeka ka thënë se gazetari Berisha i është qasur në mënyrë profesionale dosjeve të publikuara nga OVL e UCK-së.

-Advertisement-

“Unë e përcolla dëshminë e gazetarit Halil Berishës dhe nuk ka këtu asgjë në mënyrë absolute që zotëri Berisha ka dëshmuar kundër dikujt. Asnjë dëshmi nuk ke as kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Çdo gjë është filmuar, e shkruar. Gazetarët e Kosovës janë sjellë më përgjegjshmëri duke përfshirë këtu edhe zotëri Berishën të cilët për shkak të ndjeshmërisë nuk kanë publikuar ato dosjet. Dosja e zotëri Berisha nuk ka të bëjë asgjë më zotëri Haradinajn e Gucatin”, ka thënë Zeka.

Gazetari Halil Berisha, nuk është duke dëshmuar për luftën, UÇK-në, apo kundër krerëve të OVL-UÇK-së, por thjeshtë si gazetar që mori pjesë në konferencën për media të organizuar nga OVL-UÇK-ja, ku u bënë publike dosjet e Gjykatës Speciale. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera