Lajme

Mikesha e presidentes dënohet me burg për korrupsion

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 23 June 2017

Choi Soon Sil, e përfshirë në skandalin e korrupsionit që rrëzoi ish-presidenten e Koresë së Jugut, Park Geun Hye, u burgos sot për tre vjet, njoftoi agjencia e lajmeve “Yonhap”.
Gjykata e Qarkut Qëndror në Seul e shpalli Choi fajtore për pengimin e detyrës duke përdorur lidhjet e saj me Park për të ushtruar presion mbi universitetin “Ewha Womans” duke kërkuar favore për të ndryshuar kriteret e pranimit në mënyrë që vajzës së saj, Chung Yoo-ra t’i ofrohej një vend atje.

Ky është dënimi i parë për Choi në lidhje me skandalin e korrupsionit, në të cilin ajo dhe Park janë akuzuar për bashkëpunim dhe zhvatje parash nga kompanitë më të mëdha të Koresë së Jugut.

Ajo përballet me shumë akuza të tjera, përfshirë marrjen e një ryshfeti me vlerë 7,8 miliardë won (6,85 milionë dollarë) nga gjiganti elektronik “Samsung”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera