Lajme

Mijëra trupa amerikane kanë arritur në Afganistan

Autori: Gazeta inFokus 08:04 | 17 November 2017

Afro 3 mijë ushtarë shtesë amerikanë janë vendosur në Afganistan, sipas strategjisë së rishqyrtuar të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për këtë vend, që është përfshirë në luftë, tha mbrëmë Pentagoni.

Më parë, Pentagoni pat njoftuar se numri i forcave amerikane në Afganistan është afro 11 mijë, por zoti Trump në muajin gusht e autorizoi rritjen e kërkuar nga gjenerali, John Nicholson, komandanti më i lartë ushtarak amerikan në Afganistan dhe shef i misionit të NATO-s në këtë vend, qëllimi i të cilit është trajnimi, këshillimi dhe ndihma për forcat qeveritare afgane.

“Ne posa e kemi kompletuar dërgimin e forcave në Afganistan”, u tha gazetarëve në Pentagon, drejtori i Shtatmadhorisë së bashkuar amerikane, Kenneth McKenzie.

-Advertisement-

Ai theksoi se i duhen afro 16 mijë ushtarë në gjithë Afganistanin, ndërsa NATO-ja ka shprehur përkushtim për të ndihmuar.

“Numri i ri për Afganistanin është afërsisht 14 mijë”, tha McKenzie.

Trupat shtesë janë të nevojshme për të ndihmuar dhe këshilluar forcat e sigurisë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera