Mijëra banorë të Gjermanisë pritet të natyralizohen

Autori: Gazeta inFokus
14:06 | 20 January 2024
Komuniteti turk në Gjermani pret 50.000 aplikime për natyralizim prej banorëve me rrënjë turke këtë vit, si në vjetët e ardhshëm, pas reformës së kryer prej Gjermanisë në ligjin për shtetësi.
“Besoj që në periudhë afatgjatë, 1.5 milion shtetas me origjinë turke në Gjermani, që nuk e kanë ende shtetësinë gjermane, do të kenë shtetësi të dyfishtë”, ka thënë Gokay Sofuoglu për mediumin gjerman RND.
Komentet e tij kanë ardhur një ditë pasi Bundestagu ka miratuar një reformë në ligjin për shtetësi, që synon shkurtimin e kohës për posedim të pasaportës gjermane, dhe u mundëson banorëve që të kenë më shumë se një shtetësi.
“Nëse përhapet fjala për ligjin e ri, numri i aplikacioneve për natyralizim do të rritet në vazhdimësi”, ka thënë Sofuoglu.
“Shumë persona do ta kuptojnë që përfitimet i tejkalojnë të metat”.
Megjithatë, ai ka thënë se beson që autoritetet gjermane do ta kenë të vështirë procesimin e aplikacioneve, pasi veçse janë të mbingarkuara.
Legjislacioni i ri parasheh që banorët e Gjermanisë mund të aplikojnë për shtetësi pas pesë vjetësh jetesë aty, në krahasim me tetë sa ka qenë deri më tani.
Një pikë tjetër parasheh që personat, të cilët pajisen me pasaportë gjermane, nuk kanë nevojë të heqin dorë prej pasaportës së vendlindjes./REL

Të tjera
-
Trump me komplimente për Rutte: Po e forcon NATO’n, kam luftuar që ta ketë këtë detyrë, kemi qëllime të njëjta në mendje
Presidenti amerikan, Donald Trump ka lavdëruar sekretarin e përgjithshëm të N...
-
Çitaku e shpërndan postimin e Edi Ramës për Hashim Thaçin: Në mungesë të Kryeministrit të Kosovës
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shpërndarë në Facebook-un e saj posti...
-
Dakaj: Specialja i bëri padrejtësi të madhe Thaçit, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti janë nxitësit e urrejtjes ndaj tij dhe UÇK-së
Gazetari Shkelzen Dakaj ka reaguar ashpër pas vizitës së ish-presidentit Hash...
-
Dy ish-banorë të BBV do të kandidojnë në zgjedhjet e 11 majit për partinë e Sali Berishës
Dy ish-banorë të BBV do të kandidojnë në zgjedhjet e 11 majit për partinë e S...
-
“Burrë”, Edi Rama shpërndan foton që u shkrep në QKUK ku Thaçi ishte për ta takuar babain e sëmurë
Kryeministri i Shqipërisë, ka publikuar fotografinë e ish-presidentit të Koso...
-
Katër të lënduar në një aksident në Strellc të Deçanit
Të paktën katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti traf...
-
Shqiptari mạsakroi me thịkë bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Publikohen pamjet e viktimave
Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar...
-
Behrami: Hashim Thaçit iu shkelën të drejtat që nga dita e parë- Specialja ia anulonte vizitën për arsye politike
Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka fajësuar Gj...
-
Parashikimi i motit për ditët në vijim
Mot i ngrohtë po parashihet ditën e premtë të mbretëroj në vend, me intervale...
-
Trump: Shpresoj që Rusia të bëjë gjënë e duhur lidhur me Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump tha të enjten se i dërguari i tij i posaçëm ...
-
Shqipëri, listat e kandidatëve për deputetë nxisin debate
Në Shqipëri partitë politike që garojnë në zgjedhjet e 11 majit për 140 vende...
-
Lladrovci për vizitën e Thaçit në Kosovë: Sot në Kosovën tonë gjithçka lëvizi, ishte krejt ndryshe
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se sot në Kosovë gjithçka ishte ndr...