Lajme

Miftaraj: Sindikata dhe qeveria po e luftojnë njëra tjetrën duke vënë nxënësit në mes

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 01 September 2022

Më 1 shator zakonisht nis viti i ri shkollor, mirëpo jo në këtë shtator. Sot shumica e nxënësve do të shkojnë në oborret e shkollave të tyre, por gjasat për t’i gjetur mësuesit e tyre aty, janë të vogla.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar juristi Ehat Miftaraj.

Ai tha se 1 shtatori do të duhej të ishte ditë e veçantë, ditë feste për mijëra nxënës të cilët për herë të parë do ia mësynin bankave shkollore.

-Advertisement-

“1 shtatori është ditë e veçantë për dhjetëra mijëra nxënes që kthehen nga pushimi veror dhe me padurim presin ti takojnë shoqet/shokët e klasës, mësueset/mësuesin. 1 shtatori në Kosovë është kthyer në makth për nxënësit, prindërit, mësuesit në vitet e fundit.  1 shtatori nga ditë feste është kthyer në fushë betejë mes sindikatës dhe qeverisë”, ka shkruar ai.

Miftaraj ka shkruar se “interesi më i mirë i fëmijës, është e drejta në shkollim, edukim, e drejta e patjetërsueshme që me 1 shtator të jenë në bankat e shkollës”.

“Sindikata dhe qeveria po e luftojnë njëra tjetrën duke vënë nxënësit në mes. Pak ka rëndësi se kush e ka mirë e kush e ka keq, kush është fajtor apo i pafajshëm. Asnjëra palë nuk po e trajton me seriozitet interesin e fëmijëve. Dialogu në distancë sindikatë-qeveri, edhe këtë vit i vendosi fëmijët në plan të dytë, i la jetim, pa mbrojtje. Edhe këtë vit femijet po e paguajne faturen e jo kompetences se qeverise dhe sindikatës”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera