Miftaraj: Shteti mbyll sytë para pronarëve të kompanive të ndërtimit, mijëra objekte banesore janë pa pranim teknik
Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 12 February 2023
Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), duke përmendur tërmetin shkatërrues në Turqi e Siri, i cili la pas mbi 30 mijë viktima, tha se nga kjo situatë shteti ynë duhet të marrë mësim.
Ai përmendi faktin se mijëra objekte banesore në Kosovë janë pa pranim teknik, duke thënë se se “shteti mbyll sytë para pronarëve të kompanive të ndërtimit”.
“Shteti do të duhej të merr mësim nga tërmeti në Turqi, dhe të veproj. Të merret me shkakun sot, dhe jo pasojat nesër. Gjatë fushatës parazgjedhore kanë premtuar se do të trajtojnë këtë problem, deri tani asnjë veprim”, shkruan ai.
Postimi i tij i plotë:
Afërsisht 30 mijë viktima të tërmetit në Turqi dhe Siri. Sipas OBSh, numri i viktimave mund të dyfishohet! Mbi 5 milion njerëz pa kulm mbi kokë.
Ndërkohë në Kosovë, janë me mijëra objekte banesore pa pranim teknik.
Pse? Sepse, shteti mbyll sytë para pronarëve të kompanive të ndërtimit.
Pse? Sepse, për çdo objekt banesor, pronarët e kompanive të ndërtimit kur kanë tejkaluar lejet e ndërtimit duhet të paguajnë mbi 80 mijë Euro për të marr pranimin teknik.
Sa dinë banorët se ku jetojnë, sa është cilësia e ndërtimit, sa janë të sigurta këto objekte, pothuajse pak ose hiq.
Shteti do të duhej të merr mësim nga tërmeti në Turqi, dhe të veproj. Të merret me shkakun sot, dhe jo pasojat nesër.
Gjatë fushatës parazgjedhore kanë premtuar se do të trajtojnë këtë problem, deri tani asnjë veprim.
P.S. Shteti në këtë rast është pushteti qendror dhe ai lokal, ku hyn të gjitha partitë politike pa dallim.
Të tjera
-
Pérleshje e ashpér në Prishtinë, një person merr lëndime të rënda, i dyshuari arratiset
Gjatë ditës së hënë një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda në këmbë ...
-
Reagojnë komunitetet fetare pas martesës mes dy grave në Shqipëri
Komunitetet fetare në Shqipëri kanë reaguar me shqetësim pas publikimit të im...
-
Temperatura deri në 30 gradë, moti në Shqipëri
Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të...
-
DASH kritikon Kosovën për mbylljen e degëve të bankës serbe në veri
Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin për mbylljen nga policia e...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Sot është paraparë që të mblidhen katër komisione parlamentare. Komisioni ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Mblidhet qeveria
Sot pritet të mblidhet kabineti qeveritar në mbledhjen e radhës, raporton tev...
-
Pentagoni zotohet të vazhdojë transferimin e armëve në Ukrainë
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u zotua të hënën për të vazhduar transferi...
-
Balje: Ne si grup multietnik do e votonim shpërndarjen e Kuvendit
Deputetja Duda Balje ka thënë se nëse bëhet shpërndarja e Kuvendit do e votoj...
-
Dinarë, euro, dollarë e franga: Operacioni i Policisë së Kosovës në veri, që kaloi pa ndonjë incident të pretenduar nga Serbia
Autoritetet në Kosovë gjatë ditës së djeshjme kanë kryer një operacion polico...
-
Moti i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në vendin tonë sot...
-
Kjo zonë parashikohet që sot të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...