Lajme

Miftaraj, përkrahësve të Kurtit: Nuk është ka shkon në luftë

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 27 February 2023

Kryeministri Albin Kurti takohet sot në Bruksel me Presidentin serb, Aleksandër Vuciqin, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në këtë takim pritet pranimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Përkrahësit dhe bashkëpunëtorët e Kurtit kanë nisur t’i japin mbështetje Kryeministrit, i cili ditët e fundit pranoi telefonata dhe letra nga liderët perëndimorë, që e inkurajonin t’i thoshte po propozimit evropian edhe zyrtarisht në Bruksel.

-Advertisement-

Juristi Ehat Miftaraj, që përcjell zhvillimet politike në vend, i është drejtuar përkrahësve të Kurtit me një postim.

“Po nuk është ka shkon në luftë o trima. Në Bruksel po shkon me diskutu për një marrëveshje të re për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Sonte ose më sê largu nesër në mëngjes, në Prishtinë e keni”, ka shkruar Miftaraj.

Haxhi Avdyli i “bërtet” opozitës: Përkrahne kryeministrin, ose heshtni kokëulur

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera