Lajme

Miftaraj për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë: Nuk mundet me u zbatu një vendim i kundërligjshëm

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 23 November 2022

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë se vendimi i qeverisë për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve është i kundërligjshëm.

Sipas tij, këtë e di edhe një jurist me njohuri elementare.

Miftaraj thekson se ky vendim nuk ka me gjetë zbatim dhe “nuk mund të zbatohet një vendim i kundërligjshëm”.

-Advertisement-

Reagimi i tij i plotë:

Një jurist me njohuri elementare e din se vendimi i Qeverisë per uljen e pagave për gjykatës dhe prokurorë është i kundërligjshem.

Ky vendim nuk ka me gjetë zbatim. Nuk mundet mu zbatu nje vendim i kunderligjshem.

Më vjen keq per Kryeministrin Kurti për nivelin e njerëzve që e keshillojne në çeshtje te drejtesise.  Keta nuk ia dojne te miren Kryeministrit. Te njejtit nuk duhet me vene ne situata te tilla Kryeministrin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera