Lajme

Miftaraj mbështet Presidenten që s’e dekretoi Isufajn: Duhet kërkuar llogari te Këshilli Prokurorial

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 17 October 2023

Eksperti i çështjeve juridike, Ehat Miftaraj, ka thënë se vendimi i presidentes Osmani për mosdekretimin e Blerim Isufajt si kryeprokuror, është në linjë të njëjtë me qëndimet e organizatave joqeveritare, reagimet e ambasadave, zyrës së BE’së dhe Komisionit Evropian.

“Vendimi i Presidentes Osmani në linjë të njejtë me qendrimet e organizatave jo qeveritare, reagimet e ambasadave, Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Komisionit Evropian.”
Miftaraj ka thënë se KPK ka dështuar të udhëheq një proces të bazuar në meritokraci dhe integritet.

“Nuk është hera e parë që Këshilli dështon në procese të tilla. Njejtë kishte vepruar edhe me emerimin e Kryeprokurorit të PSRK dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Njejte kishin reaguar ambasadat e huaja, organizatat jo-qeveritare, ZBE dhe Komisioni Evropian, duke i kontestuar këto procese dhe duke kritikuar Kosovën për gjendjen në sistemin prokurorial.”

-Advertisement-

Ai ka përgëzuar Osmanin “për lidership dhe vendim marrje të bazuar në Kushtetutë, ligj dhe praktikën e ndërtuar nga Gjykata kushtetuese”.

Miftaraj ka shtuar se duhet të kërkohet llogari dhe përgjegjësi tek Këshilli Prokurorial.

“Sot duhet kërkuar llogari dhe përgjegjësi tek Këshilli Prokurorial pse po dështon vazhdimisht të siguroj meritokraci dhe integritet në procese të rëndësishme të emërimeve të larta në sistemin prokurorial.”

Ai thotë se KPK duhet të zhvilloj një proces të ri.

“Këshilli Prokurorial duhet të zhvilloj një proces të ri i cili proces duhet të filloj përmes ndryshimit të Rregullores dhe dokumenteve përcjellëse dhe të siguroj një proces të pavarur, të drejtë të bazuar në meritokraci dhe me integritet.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera