Lajme

Miftaraj: Kurtit dhe Nagavcit do t’i mbetet njollë që nuk i ndanë 30 minuta për ta takuar sindikatën – nxënësit duhet nisur mësimin

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 08 September 2022

Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka thënë se ka ardhur koha që të bëhet një kampanjë për t’i kthyer nxënësit në shkollë, pasi sindikata nuk mund të vazhdojë t’i përdor ata si dëm kolateral.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kurtit dhe Nagavcit do t’i mbetet njollë se si nuk i kanë ndarë 30 minuta për ta takuar sindikatën dhe se inatet e tyre me sindikatën po ndikojnë te fëmijët.

Postimi i tij i plotë: Mbase ka ardhur koha për një kampanjë @nxënësit në shkolla jo sot, jo nesër por dje.

-Advertisement-

Durimi duhet të ketë kufi!Sindikata nuk mundet të vazhdojë t’i përdor nxënësit si dëm kolateral.

Qeverisë, Kryeministrit Kurti dhe Ministres Nagavci do ti mbetet njollë se si nuk kane 30 minuta kohë për të takuar sindikatën, dhe se intatet e tyre me sindikatën nuk i bën të reflektojnë as për një takim me sindikatën, edhe kur cenohet interesi më i mirë i fëmijeve. Nëse nuk fillon nesër mësimi, të hënën secili prind duhet te marr femijet dhe ti dergoj ne shkolle, deri sa te fillon mesimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera