Microsoft investon miliarda dollarë në ChatGPT

Autori: Gazeta inFokus
17:58 | 23 January 2023
Microsoft tha se po bën një “investim shumëvjeçar e miliarda dollarësh” në programin e ri të Inteligjencës Artificiale, ChatGPT.
Ata e përshkruan marrëveshjen e re si fazën e tretë të një partneriteti në rritje me OpenAI, por nuk e treguan shumën e saktë të investimeve.
ChatGPT-ja është lëshuar për përdorim më 30 nëntor 2022, por është pjesë e një grupi më të gjerë teknologjish, të zhvilluara nga kompania me qendër në San Francisko, Open AI, e cili ka një marrëdhënie të ngushtë me Microsoft-in.
Mjeti është pjesë e një gjenerate të re të sistemeve të Inteligjencës Artificiale (IA-s), që mund të komunikojnë, të prodhojnë tekste të lexueshme sipas kërkesës, e madje edhe të prodhojnë imazhe dhe video të reja, bazuar në një qendër të madhe të të dhënave, ku përfshihen libra digjitalë, shkrime në internet dhe media të tjera.
Për dallim nga modelet e tjera, si GPT-3 nga Open AI, që u lëshua më 2020, për ChatGPT-në mjafton të kesh lidhje interneti dhe atë mund ta përdorësh falas. Ai është i lehtë për t’u përdorur, teksa funksionon si dialog i shkruar mes sistemit të IA-së dhe personit që i bën pyetje atij.
Që nga lëshimi i tij, miliona njerëz e kanë përdorur dhe e kanë testuar këtë program, duke u munduar ta shtyjnë atë të gabojë, apo e kanë përdorur për qëllime më praktike, siç është shkrimi i mesazheve elektronike. Mirëpo, të gjitha këto vetëm sa po e ndihmojnë ChatGPT të përmirësohet.
Microsoft tha të hënën se forcimi i partneritetit mund të ndihmojë “në përshpejtimin e përparimit të AI-së për të siguruar që këto përfitime të ndahen gjerësisht me botën”.

Të tjera
-
Kosova në pat paszgjedhor: Asnjë diskutim zyrtar për qeverinë e re
Ngërçi paszgjedhor në Kosovë vazhdon, pa asnjë diskutim zyrtar për qeverinë e...
-
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
Gjatë muajit Mars, Comodita Home po feston një dekadë suksesi dhe arritjesh, ...
-
Sekretari i NATO’s njofton se nesër do të takohet me Vuçiq në Bruksel
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, nesër do ta pres në takim pres...
-
Kurti shkroi në Librin e Ngushëllimeve për viktimat e tragjedisë në Koçan
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Ambasadën e Maqedonisë së...
-
Arkivoli i Haxhi Thaçit i mbuluar me dy flamuj: Flamuri kombëtar i dorëzohet vëllait të Thaçit, ai i Kosovës Endritit
Arkivoli i Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, për në banes...
-
Kurti pret në zyrë historianin Oliver Schmitt – Flasin për mundësitë e bashkëpunimit
Kryeministri Albin Kurti, ka pritur sot në takim historianin Oliver Jens Schm...
-
I jepet lamtumira Haxhi Thaçit, nipi Endriti me ushtarë të FSK-së e përcjellin në banesën e fundit
Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, iu dha sot ...
-
Mijëra pjesëmarrës në varrimin e Haxhi Thaçit, i pranishëm edhe kryetari i Prishtinës
Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur për varrimin e babait të ish-presid...
-
Thaçi i dërgon kurorë të atit: Në spital të thashë lamtumirë, babë – nga Haga të them, mirupafshim në parajsë
Aktualisht po mbahet ceremonia e varrimit të babait të ish-prsidentit Hashim ...
-
Mjaftohen me nga një telegram ngushëllimi, Kurti dhe Osmani nuk marrin pjesë në ceremoninë e homazheve për Haxhi Thaçin
Një pjesëmarrje e madhe u vu re sot në ceremoninë e homazheve përballë arkivo...
-
Reagon avokati i Thaçit – Thotë se ka bërë dje para orës 14:00 kërkesë që Thaçi të vijë në varrim, lë të kuptohet se nuk i është miratuar
Luka Mishetiq, avokati i Hashim Thaçit ka bërë të ditur se kërkesa e ish-pres...
-
Osmani i çon dy këshilltarë në varrimin e babait të Thaçit dhe një kurorë në emër të saj
Presidentja Vjosa Osmani ka dërguar dy këshilltarë të saj në varrimin e b...