Lajme

MF-ja thotë se Banka Botërore është e gatshme t’i përgjigjet kërkesave të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 13 October 2018

Zëvendëspresidenti i Bankës Botërore, Cyril Muller ka deklaruar se me këtë trend makrofiskal të Kosovës, Banka Botërore është e gatshme t’i përgjigjet kërkesave të Kosovës për mbështetje të mëtutjeshme në fushat e identifikuara.

Këto komente ai i bëri gjatë takimit me ministrin e Financave, Bedri Hamza, gjatë vizitës së tij në takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.Sipas njoftimit për media të Ministrisë, Hamza e informoi Mullerin për zhvillimet pozitive në Kosovë me theks të veçantë në fushën e ekonomisë dhe financave, për trendin e të hyrave, deficitin, borxhin publik, si dhe me procesin e përgatitjes së buxhetit 2019.

“Ministri po ashtu e njoftoi zëvendëspresidentin e Bankës Botërore, Cyril Muller për një dinamizëm të ri të implementimit të cilin e ka zhvilluar Ministria e Financave, sa i përket marrëveshjeve që Banka Botërore i ka lidhur në të kaluarën me shtetin e Kosovës, si dhe me marrëveshjet e reja të cilat këtë vit në emër të shtetit të Kosovës i ka nënshkruar Ministria e Financave që në afatin më të shkurtë të mundshëm janë ratifikuar në institucionet vendore”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

“Pa dyshim këto projekte do të ndihmojnë zhvillimin tonë ekonomik dhe do të ndikojnë në mirëqenien sociale të çdo qytetari në Kosovë. Po ashtu, ministri u shpreh që ka vullnetin dhe është i gatshëm të hyjë në projekte të reja të cilat do ta ndihmojnë Kosovën në të bërit biznes, siç është projekti Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit Rajonal, i cili do të fillojë këtë fazë me Maqedoninë dhe Shqipërinë, Kosova është e gatshme që t’i bashkëngjitet këtij projekti”, thuhet në komunikatën e MF-së.

“Bashkëpunimi gjithmonë ka qenë i shkëlqyeshëm me Kosovën dhe jam i lumtur që edhe në mandatin tuaj ky bashkëpunim vetëm sa po thellohet”, u shpreh Mulleri, nga ana tjetër, përcjell njoftimi nga MF-ja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera