Lajme

Meteorologët parashikojnë stuhi në fundjavë

Autori: Gazeta inFokus 23:52 | 06 July 2018

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë fundjavës në Kosovë do të ketë stuhi të fuqishme.
“Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këto kushte, si pasojë e krijimit të vranësirave të dendura dhe jostabile dhe ndryshimit të masave termike në stade të ndryshme të troposferës do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me stuhi lokalisht të fuqishme.

“Stuhitë do ta përfshijnë pjesën veriore dhe verilindore të Serbisë duke e shtrirë veprimin edhe në pjesën verilindore dhe veriore të shtetit tonë por me një fuqi me të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi mbi 16m/s”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera