Rozë

“Metallica”, përshëndetje e veçantë për shqiptarët nga Londra (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 26 October 2017

Ditë më parë pozuan me një flamur shqiptar gjatë turneut të tyre në Britani, ndërsa së fundmi grupi më i famshëm i muzikës Heavy Metal Metallica ka dhuruar një tjetër surprizë për shqiptarët.

Gjatë koncertit të një nate më parë të tyre në Londër kanë përshëndetur të gjithë fansat shqiptarë që ishin të pranishëm, madje në fund Lats Ulrich, bateristi ka përshëndetur me flamurin shqiptar.

James Hetfield, Lars Ulrich, Kirk Hammelt dhe Robert Trujillo janë duke zhvilluar një tur botëror, ndërsa së fundmi ishin ndalur në Britani, ku shqiptarët nuk kanë humbur mundësinë për t’i ndjekur nga afër.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera