Meta: Referendumi, e vetmja rrugë për të vendosur nën kontroll këtë klasë politike
Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 25 July 2022
Një ditë pasi ish-presidenti Ilir Meta la detyrën e kreut të shtetit shqiptar u rikthye në selinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim për të marrë kartën e anëtarësisë.
“Një ditë e re, një agim i ri dhe një rrugë e re”, tha fillimisht ai gjatë një prononcimi për gazetarët.
Meta u shpreh se LSI ishte forca politike që shpëtoi integrimin europian të Shqipërisë. Dhe sa i përket integrimit, ai foli me rezerva për shkarkimin e Kryenegociatorit Zef Mazi, shkarkim që u njoftua ditën e sotme nga Kryeministri Edi Rama.
“Ju e dini ata (Mali i Zi) i kanë çelur negociata që në vitin 2012, Serbia që në vitin 2014 ne në pamundësi për t’i shtyrë edhe më tej nga regjimi kleptokratik këtu në Tiranë na i hapën tani dhe ne shkarkuam Kryenegociatorin pa nisur akoma negociatat duke treguar gjithë seriozitetin dhe përkushtimin e atyre që urrejnë integrimin europian, urrejnë zgjedhjet, urrejnë konkurrencën, urrejnë meritokracinë, urrejnë pluralizmin, urrejnë median e lirë dhe të pavarur”.
Megjithatë, Ilir Meta vuri theksin tek referendumi që sipas tij do të sjellë një transformim totalisht të sistemit në vend. Sipas Metës, referendumi është ai që do të vendosë nën kontroll këtë klasë politike, të cilën e konsideron të papërgjegjshme, por edhe do të përshpejtojë procesin e integrimit.
“Unë jam këtu për të sjellë mesazhin e popullit të 2 Marsit pjesë e së cilit ka qenë edhe LSI në ato momente dhe për t’u bashkuar të gjithë së bashku në triumfin e mesazhit të 2 Marsit. Triumf i mesazhit të 2 Marsit është sovraniteti në Shqipëri i përket popullit. Popullit i ka ardhur momenti ta ushtrojë atë në mënyrë të drejtpërdrejtë”.
“Tani ka ardhur momenti për një transformim totalisht të sistemit në vend dhe ka ardhur momenti që populli i jashtëzakonshëm i 2 Marsit të nisë rrugën e tij, të shumëfishohet ditë pas dite dhe sa më shpejt të triumfojë referendumi si e vetmja rrugë dhe mënyrë që do të vendosë nën kontroll këtë klasë politike të papërgjegjshme, por jo vetëm atë. Jam i sigurt që kjo gjë do të ndodhë shumë shpejt dhe jam i bindur që referendumi që i ka munguar popullit të Shqipërisë që nga viti ‘98, referendumi do të jetë shpata e Demokleut me gjithë kleptokratët, uzurpatorët dhe tradhtarët, Esat Pashët e rinj të këtij vendi që venë në diskutim interesin e vendit dhe i ngulin thika pas shpine në mënyrë sistematike edhe shtetësisë së Kosovës dhe interesave të shqiptarëve kudo ku ata janë”, u shpreh Meta.
Akuza pati për Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, që sipas Metës, futi në grackë bashkë me Ramën, Lëvizjen Socialiste për Integrim.
“LSI ka bërë çdo gjë për të përshpejtuar integrimin europian të vendit, por ky nuk ishte vullneti jo vetëm i lidershipit të PS, por për fat të keq edhe ish-lidershipit të kaluar të PD që në mënyrë të qëllimtë programuan djegien e mandateve, shkatërrimin e reformës në drejtësi dhe jo vetëm kaq, por këtë nuk mund ta bënin pa futur në grackë edhe LSI e cila për fat të keq doli jashtë gjithë funksionit të saj duke u bërë një shtojcë e pavetëdijshme e një shtojce të regjimit kleptokratik që ishte PD e Bashës që çdo gjë e kishte të mirëkoordinuar dhe mirëprogramuar me Edi Ramën”.
Pas u pyet nëse do të bashkëpunojë me Sali Berishën, Ilir Meta tha se do të bashkëpunojë “me çdo shqiptar të ndershëm, patriot dhe demokratë që do të triumfojë sovraniteti i nëpërkëmbur i shqiptarëve”./tvklan
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...