Meta: Përgjegjësinë për çdo pikë gjaku të derdhur do e ketë Rama dhe Çako
Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 22 June 2017
Presidenti i zgjedhur dhe ish-kreu i LSI-së Ilir Meta ka folur sot në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24 për situatën parazgjedhore, 3 ditë para se shqiptarët të japin verdiktin dhe të zgjedhin se kush do t’i udhëheqë në 4 vitet e ardhshme.
Lidhur me përshtypjen e tij për fushatën e zhvilluar, Meta tha se kanë munguar programet dhe bilancet. Sipas tij, ‘kryeministri në largim’ ka futur gjetje të reja në fushatë si timon e tepsi për shkak të mungesës së vizionit.
I pyetur nëse ka garanci për ditën e zgjedhjeve duke u nisur nga disa incidente, Meta deklaroi se do jenë rreth 200 mijë të rinj që do e garantojnë këtë proces, por se përgjegjësinë për çdo pikë gjaku të derdhur do ta ketë kryeministri Rama dhe Drejtori i Policisë.
Kur do ta mbyllim në Durrës?
Në orën 17: janë të gjithë të ftuar po më duket shumë i vogël sheshi i Durrësit.
Si do ta cilësonit këtë fushatë?
Është një fushatë në tërësi larg pritmërisë së qytetarëve. Presin një fushatë ku liderët të fokusohen tek programi, tek dallimet për çështjet e taksave, problemet ekonomike por shohim se nuk ka debat, nuk ka asnjë vullnet për t’u marrë me çështjet që shqetësojnë qytetarët, nuk ka asnjë bilanc, por ka vetëm premtime të reja dhe gjetje të veçanta si tepsi, timon etj. Këto tregojnë mungesën e një vizioni për të ardhmen dhe e kanë banalizuar këtë fushatë.
Doni të thoni se është një fushatë folklorike?
Është një fushatë, ku përgjegjësinë për uljen e nivelit e ka kryeministri në largim Edi Rama. Edhe marrëveshjen që bëri me zotin Basha, që e bëri kundër dëshirës së tij e bëri për të ulur standardin e zgjedhjeve. Duket se ka një dakordësi për të keqpërdorur dhe dhunuar administratën nga këta dy kryetarë.
A ka dështuar kjo platformë?
Nuk ka shans të përparojë, pasi jemi në vitin 2017 dhe nuk mund të kthehemi në dhunimin e zgjedhjeve në Libofsh, në ‘97 apo në ‘96. LSI ka një organizim të jashtëzakonshëm dhe është në gjendje t’i përgjigjet një platforme të tillë në interesin e qytetarëve shqiptarë. Do jetë një alternativë që do i shërbejë transparencës së politikës, së vendimmarrjes. Basha dhe Rama janë një grup oligarkësh që ndikojnë në vend, e po të shohësh ata që ndikojnë tek Rama janë ata që ndikonin deri dje tek PD-ja.
A ka garanci për ditën e zgjedhjeve?
Do jenë 200-300 mijë të rinj e të reja që do garantojnë procesin. Shqiptarët do votojnë të lirë dhe të qetë. Nuk do lejohet as policia dhe askush të dhunojë zgjedhjet. Është derdhur gjak deri tani, dhe përgjegjësinë për çdo gjak të derdhur do ta ketë Edi Rama dhe Drejtori i Policisë.
Deklarata juaj të rrëmbehen armët?
Unë nuk kam thënë të rrëmbehen armët. Kam thënë nëse nuk do lidhen zagarët e rilindjes. Se zagarë janë, kriminelë që shëtisin me makina policie, i njeh gjithë Lezha. I kam thënë që nëse policia nuk merr masa, patjetër shqiptarët më mirë vriten se sa rrihen. Nuk është se kam pasur këtë dëshirë por nuk mund të kthehet koha e doktorit të parë kur bandat dhunonin shqiptarët. Për fat të keq rilindësi na solli këtë model sepse ka frikë nga zgjedhjet.
Cilat janë shtyllat kryesore të LSI?
Kjo është një platformë që synon të zhvillojë ekonominë e vendit me një rritje dy shifrore. Në 4 vite borxhi i Shqipërisë është rritur. Për një euroborxh kemi një rritje ekonomike 0,9%. Ata mbjellin palma dhe kulla të cilat nuk sjellin vende pune dhe rritje ekonomike. Politika e taksave të Ramës ka dështuar. Tatimi mbi të ardhurat personale do ketë dy nivele, 8% dhe 10%. Arbitrariteti dhe politika e taksave të larta është një dështim. Kanë falimentuar me mijëra biznese. Me uljen e taksave do rritet ekonomia. Prioritet kryesor mbetet bujqësia. Ky kryeministër dhe ministri i Financave që ka pasur nuk kanë pasur prioritet zhvillimin e bujqësisë. Fondet u dhanë për fasada dhe jo për zhvillimin e bujqësisë. Duhet të krijojmë lehtësira për të rinjtë që të punësohen. Kemi thënë që ‘Ebola’ jonë është Rilindja.
Keni pasur përgjegjësi ju, pasi keni qenë në bashkëqeverisje?
Nëse Shqipëria nuk ka rënë në greminë këtë e ka arritur LSI. Ne nuk lejuam kapjen e drejtësisë. LSI ka qenë garanci për 4 vite për normalitet. Ka pasur përgjegjësi? Po edhe ka pasur, por edhe ka marrë përgjegjësi që nuk i takojnë. Ai thotë reformë në administratë, por kush është drejtoresha e administruarës publike? Është një zonjë që e ka vendos vetë. Po pse e thotë ai këtë? E thotë që të mashtrojë socialistët. Rama është me bilanc katastrofik në 4 vite. LSI ka arritur në 4 vite të garantojë stabilitet.
Gazetat shkruajnë se Rama ka thënë që LSI nuk do jetë në qeverisjen e vendit?
Rama nuk është politikan vlerash, por do pushtetin. Ai do pushtetin për të sunduar në një mënyrë jo demokratike dhe përmes shantazhit. Ai ka tmerr nga vota e lirë. Ky është një presion pushteti që bëhet për qytetarët. Është koha t’u japim një shans të gjithëve.
Qeverisjen do e krijojë LSI?
Padyshim, kjo nuk diskutohet.
Keni një mesazh për elektoratin e LSI dhe për më gjerë?
Për LSI do i themi në takimet elektorale që kemi. Për qytetarët ju themi që të gjithë të shkojnë të votojnë në mënyrë të drejtë dhe demokratike. Shprehni bindjen dhe vullnetin tuaj për çdo forcë politike që dëshironi
Të tjera
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...