Meta në Shkup: Ndryshimi i kufijve nuk mund të jetë zgjidhje
Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 13 January 2022
Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi sot në Shkup se nuk mund të jetë zgjidhje rivizatimi i kufijve, sepse kjo çështje është provuar, ka dështuar dhe ka qenë një katastrofë për rajonin.
Duke folur para studentëve dhe pedagogëve të universiteteve shqiptare me ftesë të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, presidenti Meta mbajti një ligjëratë me temë “Shqiptarët në mijëvjeçarin e ri – sfidat dhe perspektivat” ku dha disa mesazhe.
Ndër to, Kreu i Shtetit theksoi se e vetmja zgjidhje për rajonin është respektimi i të drejtave të të gjitha minoriteteve nga kushdo, në mënyrën e duhur dhe në respekt të standardeve europiane.
Statusi i presidentit Ilir Meta:
“Në rajonin tonë, nuk ka kombe të mëdha dhe kombe të vogla.
Në rajonin tonë duhet të ketë vlera europiane, që mbrohen dhe respektohen njësoj nga të gjithë.
Nuk mund të jetë zgjidhje rivizatimi i kufijve, sepse kjo çështje është provuar, ka dështuar dhe ka qenë një katastrofë për rajonin.
E vetmja zgjidhje, është respektimi i të drejtave të të gjitha minoriteteve nga kushdo, në mënyrën e duhur dhe në respekt të standardeve europiane. Kjo do të garantonte dhe konsolidonte paqen, stabilitetin, sigurinë, do të forcojë bashkëjetesën ndëretnike dhe do të përmirësojë klimën e biznesit dhe besimin tek e ardhmja”, deklaroi Presidenti Meta, i cili e ka ndarë këtë mesazh edhe në “Facebook”.
Të tjera
-
Aksidenti me tre të vdekur te Badovci: Zbardhet shkaktari që çoi në tragjedinë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre persona kanë vdekur si pasojë e një...
-
Kurti refuzon t’i japë notë raportit me Ramën: Në kuptimin e vizionit të përbashkët, nuk kemi dallime
“Nuk mund ta bëj një kualifikim të tillë”, tha kryeministri i Kosovës, Albin ...
-
Në Hagë nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, nesër mbahet seancat përgatitor...
-
Aksidenti në Badoc: Dy trupa u gjetën në ujë, njëri në veturë – intervenoi edhe FSK-ja
Tre persona kanë mbetur të vdekur mbrëmë, pasi vetura me të cilin po lëviznin...
-
Dyshohet se në një shtëpi në Prizren u vodhën 30 mijë euro
Një rast i “vjedhjës rë rëndë” dyshohet se ka ndodhur në Prizren të shtunën. ...
-
Tre të vdekur tragjikisht në Badovc, Haradinaj: Policia të zbardhë rrethanat e këtij rasti tragjik
Tre të vdekur tragjikisht në Badovc, Haradinaj: Policia të zbardhë rrethanat ...
-
Rasti i trishtë te Liqeni i Badocit: Këta janë tre të rinjtë që humbën jetën tragjikisht
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën Gjilan – Prishtinë, ku një ve...
-
Pamje nga aksidenti tragjik në Badoc ku humbën jetën tre persona
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën Gjilan – Prishtinë, ku një ve...
-
E rëndë: Tre persona të vdekur në rrugën Gjilan-Prishtinë
Tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan-Prishtinë....
-
Të paktën 19 të vrarë gjatë një sulmi izraelit në një xhami në Gazë
Të paktën 19 persona janë vrarë pasi mëngjesin e së dielës një sulm ajror izr...
-
Jakup Krasniqit i vdes vëllai
Ka vdekur Azem Krasniqi, vëllai i ish-kryetarit te Kuvendit të Kosovës, Jakup...
-
Arrestohet një burrë në Ferizaj, dyshohet se e rrạhu gruan
Një burrë në Ferizaj është arrestuar të shtunën, nën dyshimin se e ka rrahur ...