Lajme

Meta në Prevallë: Trishtim i madh, po digjẹt pylli më i bukur – të reagohet shpejt

Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 11 August 2024

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta po qëndron në Prevallë sipas tij për arsye shëndetësore.

Tash e disa ditë, Prevalla po përballet me zjarr dhe nuk po arrihet të shuhet.

Ai ka kërkuar reagim të shpejtë para se zjarri t’u ofrohet banesave.

-Advertisement-

“Trishtim i madh këtu në Prevallë, ku prej ditësh po digjet pylli më i bukur dhe më kurativ, për të gjithë ata që kanë probleme me shëndetin dhe vijnë këtu sidomos për arsye shëndetësore! Kërkohet një reagim i shpejtë dhe jo kur zjarri t’u afrohet banesave!”, ka thënë Meta.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera