Lajme

Meta betohet sot president, Rama e Basha urdhër deputetëve të jenë të pranishëm

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 24 July 2017

Ditën e sotme në ora 18.00 presidenti i zgjedhur i Republikës, Ilir Meta betohet në Kuvend. Ndërsa në orën 19.30 në presidencë zhvillohet ceremonia e marrjes së detyrës të Kryetarit të shtetit shqiptar.

Në ceremoninë e marrjes së detyrës së Presidentit të Republikës janë të ftuar, me një protokoll të veçantë e strikt personalitete të shtetit, politikës, medias, shoqerisë civile, institucioneve të pavarura, medias, biznesit, kulturës, si dhe trupi diplomatik.

Mësohet se Edi Rama dhe Lulzim Basha i kanë dhënë urdhër të prerë deputetëve të tyre që të jenë në sallën e Kuvendit sot në ora 18.00 kur të betohet Presidenti Ilir Meta.

-Advertisement-

Gjithashtu mësohet se kryetari i rizgjedhur i PD-së, Lulzim Basha do jetë edhe personalisht në ceremoninë zyrtare të marrjes së detyrës së Presidentit të Republikës. Po kështu edhe kreu I grupit parlamentar i PS-së Gramoz Ruçi pohoi do të jenë të gjithë deputetët e PS-së në sallë sot në ora 18.00. Ai shprehet se është dhënë urdhër i prerë nga kryeministri Rama për një ngjarje të tillë, theksoi Ruçi.

Mësohet se Edi Rama, Lulzim Basha dhe Sali Berisha do jenë edhe në presidencë kur merr zyrtarisht detyrën Presidenti i Republikës, Ilir Meta

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera