Sport

Met Millaku flet pas rikthimit në Dukagjinin e Klinës

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 20 August 2020

Mesfushori i njohur kosovar, Met Millaku është rikthyer në klubin e Dukagjinit te Klinës, aty ku edhe i nisi hapat e parë në lojen e futbollit, shkruan Gazeta inFokus.

Millaku pas nje viti e gjysmë sa kaloi te skuadra e Feronikelit vendosi që të bashkohet më skuadren e vendlindjes së tij.

Ai në një prononcim për Gazeten inFokus është shprehur tejet i lumtur që është rikthyer në Dukagjin.

-Advertisement-

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer në klubin e qytetit tim. Dëshira ime por edhe e presidentit ishte që të vesh sërish fanellen e Dukagjinit”, tha fillimisht Millaku.

Ndërkaq i pyetur për objektivat e klubit mesfushori klinas shtoi që qëllimi është rikthimi në Superligë brenda një viti.

“Objektivat e klubit janë të qarta, rikthimi në Superligë brenda një viti është qëllimi kryesor i të gjithëve në Klinë”, u shpreh 22 vjecari.

Në fund Millaku falënderoi presidentin e klubit, Fabian Veseli që bëri të mundur transferimin e tij.

“Falënderoj shumë presidentin Fabian Veseli që mundësoj rikthimin tim në klubin ku u formësova si lojtar”, perfundoi Millaku.

Met Millaku së bashku më disa transferime që ka bërë skaudra nga Klina pritet që Dukagjinin ta rikthejnë në Superligë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera