Sport

Messi zbulon dy skuadrat e preferuara në Katar 2022, zgjedhje e pritshme!?

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 21 October 2022

Lionel Messi po përgatitet të përballet me atë që ndoshta do të jetë faza e fundit e madhe e karrierës së tij të jashtëzakonshme.

Argjentinasi është gati për të luajtur Botërorin e fundit në jetën e e tij. Së fundmi Messi ka zbuluar se cilat janë skuadrat e tij të preferuara këtë Kupë të Botës dhe asgjë nuk duket surprizë, pasi ai ka përzgjedhur ekipet e dy shokëve te skuadra e PSG-së, Mbappes dhe Neymar.

“Është e vështirë për ne argjentinasit të qëndrojmë të qetë. Jemi gjithmonë kandidatë për fitore, por Kupa e Botës është shumë e vështirë. Duhet të ndodhin shumë gjëra për të qenë kampionë. Ka shumë skuadrat që duan titullin, favoritët janë gjithmonë emrat e mëdhenj si Gjermania, Brazili, Franca, Anglia dhe Spanja, por nëse më duhet të zgjedh dy, mendoj se Brazili dhe Franca janë më të mirat. Franca ka lojtarë mbresëlënës si Mbappe dhe një shumë të qartë ideja e lojës”-tha Leo së fundmi për mediet franceze.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera