Sport

Messi votohet sportisti më i mirë i të gjitha kohërave, ja rezultatet

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 25 April 2019

Gjatë javës së kaluar, “GiveMeSport” ka kryer një sërë sondazhesh për t’i dhënë përgjigje bindëse njërit prej debateve më të vështirë në sport: cili është sportisti më i mirë i të gjitha kohërave? Për të pasur një anketë të ndershme dhe gjithpërfshirëse, 16 sportistë u vendosën në katër grupe të ndara. Fituesit në secilin grup shkuan në gjysmëfinale dhe pastaj përfundimisht në finale, për t’u vendosur më i miri, sipas votave online.

Të nominuarit e përfshirë në grupin e parë ishin: Lewis Hamilton, Roger Federer, Floyd Mayweather dhe Serena Williams. Grupi i dytë përbëhej nga: Phil Taylor, Michael Phelps, Tom Brady dhe Lionel Messi. Në të tretin u përfshinë: Tiger Woods, Cristiano Ronaldo, Martina Navratilova dhe Michael Jordan. Grupi i katërt kishte emra të tillë si: LeBron James, Michael Schumacher, Pele dhe Muhammad Ali.

-Advertisement-

Në grupin e parë fitoi zvicerani Federer, një nga tenistët më të mëdhenj në histori, që ka bërë të vetët 20 “Grand Slams”. Në grupin e dytë ishte fitues ylli argjentinas, Messi, me një mbështetje masive prej 75% të votave. Rivali i madh i kapitenit të Barcelonës, Cristiano Ronaldo, kryesoi grupin e tretë, duke mposhtur Phelps dhe Brady. Për të përfunduar me Muhammad Ali, që kryesoi grupin e katërt me 52% të votave.

Në fazën gjysmëfinale të sondazhit triumfuan Messi dhe Ali në grupet respektive, me nga 65% dhe 32% të votave. Sidoqoftë, sondazhi kishte si synim fituesin e vetëm. Pas një beteje shumë të ngushtë në vota, triumfoi Leo Messi. Ai mori 51% të 240.800 votave të marra nga votimi përmes Facebook në faqen e “GiveMeSport”. Nuk ka një rezultat më të ngushtë se kaq. Në anketën ekuivalente në Twitter, diferenca ishte po ashtu e ngushtë (53% -47%), në favor të Messit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera