“Messi, si Jordan”, Guardiola: Mora kontrata prej tij, nuk është e lehtë të jesh Leo
Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 09 March 2022
Pep Guardiola është ende i dashuruar me Lionel Messin. Trajneri i Manchester Cityt dha një intervistë të gjatë për “Ole”, në të cilën foli edhe për marrëdhënien e tij me kampionin argjentinas, të cilin e konsideroi si vendimtar në disa vendime të rëndësishme të teknikut.
“Sigurisht që fitorja e Kupës së Amerikës ishte një çlirim i madh për të. Nuk është e lehtë të jesh Messi në këtë botë. Dhe tani do mundohet të fitojë Botërorin, nuk kam asnjë dyshim për këtë gjë. Nuk fola me të pas fitores së Kupës së Amerikës, por sigurisht e uroj. Çfarë ka ndryshuar në lojën e tij? Vitet ecin, energjia që kemi në moshën 20-vjeçare nuk është e njëjtë me atë të pas 30-ave. ne të gjithë ndryshojmë, ai gjithashtu ka ndryshuar, ka luajtur në shumë ndeshje. Kur ishte 20 apo 21 vjeç, Messi kishte aq energji, sa për t’u përballur me botën. Sot që është rreth 35 vjeç, ai është mjaft i zgjuar, por energjia nuk është e njëjta.”-theksoi ai.
Guardiola gjithashtu pranoi ndikimin që Leo kishte në karrierën e tij: “Çfarë do të thotë Messi? Gjithçka! Ishin një grup lojtarësh të jashtëzakonshëm që e ndihmuan atë te Barcelona në ato katër vite që ishim bashkë. Lojtarë mbresëlënës. Shumë yje në kulmin e karrierës së tyre, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Xavi, Puyol, Iniesta… Mes të gjithëve është krijuar një mirëkuptim që ndodh vetëm një herë në jetë. Kemi fituar shumë, por a do ta kishim bërë pa të? Jo, e pamundur. Messi është si Michael Jordan, i detyrohem atij një shishe të mirë vere për ta falënderuar për kontratat që më bëri të nënshkruaj”,-tha ndër të tjera Pep Guardiola.
Të tjera
-
Haradinaj nis fushatën nga Prekazi: Nga këtu nisemi për Kosovën Fituese me numrin 137
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Ky është Arban Sihari nga Prizreni, i zhdukur që nga dhjetori i vitit të kaluar, për cilin nisën kërkimet në lumin “Drini i Bardhë”
Që nga 24 dhjetori i vitit të kaluar, familja Hisari nga Prizreni ka humbur t...
-
Policia dhe FSK nisin kërkimet për gjetjen e një 26 vjeçari në Prizren, që u raportua i zhdukur që nga dhjetori i vitit 2024
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:00 kanë filluar kërkimet p...
-
Magjistralja Prishtinë – Ferizaj në gjendje të tmerrshme pas rreshjeve të borës
Magjistralja Prishtinë-Ferizaj është në gjendje të tmerrshme pas reshejve të ...
-
DASH porosi Vuçiqit dhe Serbisë pas sanksioneve ndaj NIS: Nuk ka biznes të zakonshëm me Serbinë
Me Rusinë nuk ka “biznes të zakonshëm”, tha Departamenti amerikan i Shtetit i...
-
Bedri Hamza: Do t’i heqim tarifat doganore për importin e makinave elektrike
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do t’i heqin ta...
-
Deputetja Ganimete Musliu merr përkrahje nga vendlindja e saj: ndihet e bekuar, e vlerësuar dhe krenare
Deputetja Ganimete Musliu ka marrë mbështetjeje dhe përkrahjeje të jashtëzako...
-
Policia iu bën thirrje shoferëve për kujdes të shtuar në trafik
Policia e Kosovës ka dalë me një apel për kujdes të shtuar në trafik për shka...
-
Qytetet e Kosovës mbulohen nga bora, ky është parashikimi i motit për fundjavë
Pas temperaturave pranverore që patëm ditëve të fundit, në fundjavë pritet të...
-
26 vjetori i vrạsjes së gazetarit Enver Maloku, Presidentja kujton veprimtarinë e tij
Presidentja Osmani kujton veprimtarin e gazetarin Enver Maloku në 26- vjetori...
-
Policia me plan operativ për zgjedhjet e 9 shkurtit
Policia e Kosovës tha se duke u bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autor...
-
Nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit
Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit...