Messi, Ronaldo apo Neymar? Ky lojtar e meriton çmimin “The Best” sipas Shevchenkos
Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 23 October 2017
Shevchenko mendon se çmimi “The Best” duhet të shkojë për Ronaldon, megjithëse sipas legjendës së Milanit këtë çmim e meritojnë edhe Messi e Neymari aq sa Cristiano.
Andriy Shevchenko, legjendë e Milanit dhe aktualisht trajner i Ukrainës, ka thënë për FIFA-n se Cristiano Ronaldo meriton ta fitojë çmimin “The Best” për gjithçka që ka arritur në vitin 2017, transmeton Gazeta Express.
FIFA për herë të dytë radhazi do të ndajë çmimin “The Best” për lojtarin më të mirë për vitin 2017, që nga ndarja nga “France Football”, kjo e fundit tani veçmas dhuron “Topin e Artë”, raporton Gazeta Express.
Në garë për çmimin “The Best” janë Cristiano Ronaldo, Leo Messi dhe Neymar.
“Ata janë lojtarë të shkëlqyer dhe që të tre meritojnë këtë çmim”, tha fillimisht Shevchenko.
“Por, nëse duhet të zgjidhni, atëherë duhet të jetë Cristiano Ronaldo, ka fituar Champions League dhe ka shënuar dy gola në finale”, shtoi ai.
“Leo Messi është lojtar fantastik dhe pati sezon të mirë. Ka luajtur mirë në Ligë dhe ka shënuar gola”.
“Derisa jam i lumtur për Neymarin sepse në vitet e fundit ka qenë betejë e ashpër mes Messit e Ronaldos, kurse tani Neymar ka hyrë në lojë dhe po bën punë fantastike. Ai shënon gola dhe ka teknik të jashtëzakonshme. Është bukur ta shohësh atë duke luajtur”.
“Rekordi i golave që shënojnë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi është vërtet e pabesueshme”.
“Nuk kam njohur asnjëherë askënd që shënon kaq shumë gola si këta dy. Janë lider në ekipet e tyre dhe gjithmonë bëjnë paraqitje të mira. Janë lojtarë të mëdhenj për t’i shikuar”, theksoi mes tjerash Shevchenko.
Messi e përfundoi sezonin 2016/17 me 54 gola në 52 ndeshje dhe fitoi Kupën e Mbretit, ndërsa Neymari shënoi 20 gola në 45 paraqitje, po ashtu fitoi Copa del Rey.
Ronaldo, që është favorit për çmimin “The Best”, shënoi 42 gola në 44 ndeshje dhe fitoi “Këpucën e Artë” të Championsit (Cristiano 12 gola, Messi 11), ndërsa triumfoi me Real Madridin në La Liga, Champions League, Superkupën e Evropës dhe Superkupën e Spanjës.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...