Messi përballet me rekorde të reja, do të “gllabërojë” dy mite të Barçës

Autori: Gazeta inFokus
10:57 | 16 March 2019
Leo Messi është i pangopur dhe “oreksi” i tij sportiv nuk ka kufizime. Këtë të diel, ai do të “gllabërojë” dy mitet e Barcelonës: Xavi Hernández dhe Andrés Iniesta. Së pari, ylli argjentinas mund të kapërcejë numrin më të madh të fitoreve në historinë e klubit, nëse mposht Betis; së dyti do të përputhet me numrin më të shumtë të ndeshjeve zyrtare të luajtura te Barça.
Leo ka aktualisht 476 fitore si lojtar Blaugrana, njësoj sa Xavi Hernández, deri më tani lojtari me më shumë fitore në historinë e klubit. Nëse Messi fiton kundër bardhëjeshilëve këtë të diel, do të kalojë në krye i vetëm, me 477 triumfe. Kësisoji, do të bëhet futbollisti me më shumë fitore në historinë e Barcelonës.
Po ashtu, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” do të arrijë edhe Andres Iniesta në listën e lojtarëve me më shumë ndeshje të luajtura si pjesë e Blaugrana-ve. “Manchego” regjistron 674 ndeshje me katalanasit, ndërsa Leo tashmë ka 673 ndeshje. Kjo do të thotë që, nëse ai luan këtë të diel, do të barazohet me Iniesta, sa iu takon ndeshjeve zyrtare me Barcelonën. Leo Messi është i pangopur dhe “oreksi” i tij sportiv nuk ka kufizime.
Këtë të diel, ai do të “gllabërojë” dy mitet e Barcelonës: Xavi Hernández dhe Andrés Iniesta. Së pari, ylli argjentinas mund të kapërcejë numrin më të madh të fitoreve në historinë e klubit, nëse mposht Betis; së dyti do të përputhet me numrin më të shumtë të ndeshjeve zyrtare të luajtura te Barça.
Leo ka aktualisht 476 fitore si lojtar Blaugrana, njësoj sa Xavi Hernández, deri më tani lojtari me më shumë fitore në historinë e klubit. Nëse Messi fiton kundër bardhëjeshilëve këtë të diel, do të kalojë në krye i vetëm, me 477 triumfe. Kësisoji, do të bëhet futbollisti me më shumë fitore në historinë e Barcelonës.
Po ashtu, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” do të arrijë edhe Andres Iniesta në listën e lojtarëve me më shumë ndeshje të luajtura si pjesë e Blaugrana-ve. “Manchego” regjistron 674 ndeshje me katalanasit, ndërsa Leo tashmë ka 673 ndeshje. Kjo do të thotë që, nëse ai luan këtë të diel, do të barazohet me Iniesta, sa iu takon ndeshjeve zyrtare me Barcelonën.

Të tjera
-
Ngërçi politik, a janë në rrezik mandatet e deputetëve?
Për situatën politike të krijuar në Kuvendin e Kosovës, një deputete e Kuvend...
-
Zjarr afër tunelit të Stankovecit, ndërpritet qarkullimi në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elexit
Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar pala maqedonase ka njoftuar...
-
Përparim Rama akuza Qeverisë për bllokim të buxhetit: Rrezik alarmant, janë prekur të gjitha shërbimet jetike
Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama nëpërmjet një postimi në faceb...
-
Raportohet se janë suspenduar pesë policë pas rastit të 27-vjeçarit që vdiq në Lipjan
Pesë zyrtarë policorë në Lipjan janë suspenduar nga Inspektorati Policor i Ko...
-
Publikohen rezultatet në testin e arritshmërisë, nxënësit arrijnë sukses në histori, dështojnë në kimi e matematikë
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se ka pub...
-
Tymi përfshin një pjesë të kabinës, avioni bën ulje emergjente në Gjermani
Kompania ajrore Swiss International Airlines e Deutsche Lufthansa njoftoi kët...
-
Skandaloze: Pushteti e rras AKI me njerëz të VV`së – Mbi 40 veta pranohen në këtë institucion
Agjencia Kosovare e Inteligjencës së shejti pritet t`i ketë në radhët e saj e...
-
Zjarr i madh në Podujevë – Digjen arat me grurë dhe rrezikohen shtëpitë
Një zjarr i madh i ka përfshirë të mbjellurat me grurë në afërsi të Tabeve të...
-
Dy turistë hanë një bimë helmuese në malin e Korabit, intervenon SHKSHMK-ja
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës njoftoi se sot ka pranuar thirrj...
-
Aksident në Ferizaj, qytetari gati sa futet me veturë në një lokal
Një person është lënduar në një aksident në rrugën 12 Qershori në Ferizaj. ...
-
Gucati: Kurti, Hashimin e Kadrinë i ka fobi, edhe në ëndërr i sheh
Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ashpër pas deklaratës së ...
-
Zjarret përfshijnë disa fshatra të Istogut, kryetari thërret për kujdes dhe mobilizim
Pas përhapjes së zjarreve në fshatrat Kovragë, Veriq, Osojan dhe Gurrakoc, kr...