Sport

Messi ndalon Icardin të transferohet te Real Madrid

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 01 December 2017

Në Spanjë, zërat mbi një transferim të mundshëm të Mauro Icardi tashmë janë çmendur fare. Kësaj here bëhet fjalë njëherësh për Real Madrid dhe Lionel Messi.

Ky i fundit, sipas raportimeve të “Don Balon” ka vendosur të fusë shkopinjtë në rrota me qëllim që të evitojë realizimin e një transferimit të mundshëm të argjentinasit të Inter, te ekipi Los Blancos. Ngjason si një prej atyre zërave që më pas protagonistët i përgënjeshtrojnë, por jo kësaj here, pasi media spanjolle zbulon se ylli argjentinas i Barcelonës ka telefonuar Icardin për nuk duhet ta shohë përkrah Cristiano Ronaldo.

“Messi e di që shoku i tij i kombëtares do të përforconte Realin dhe nuk dëshiron që kjo të ndodhë. Ja pse e ka telefonuar duke tentuar që të ndërhyjë në tratativat potenciale. Nuk dëshiron ta shohë Icardin të veshu me fanellën e bardhë, e konsideron bashkombasin e tij si njërin prej më të mirëve në botë në rolin e tij dhe e di në mënyrë perfekte se do të ishte një përforcim luksi për Zidane. Komunikimi mes dy argjentinasve është përgjithësisht i rrjedhshëm, kështu Leo ka qartësuar se nuk dëshiron ta shohë te Real. Icardi nuk mund të premtojë asgjë, sepse e dinë që në futboll gjërat ndryshojnë nga njëri moment në tjetrin. E sigurtë është që do të ishte i lumtur nëse Messi e merr me vete te Barça”, citon ‘Don Balon’.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera