Sport

Messi kujton përplasjen me Luis Enriquen te Barça: I thamë të qëndronte, por …

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 14 November 2022

Leo Messi është protagonisti i madh i intervistës që Jorge Valdanos një javë para nisjes së Botërorit (transmetohet e plotë në orët e vona të kësaj të hëne). “Ylli” i kombëtares argjentinase flet në “Universo Valdano” me ish-kampionin e botës në vitin 1986 në një bisedë që shfaq shumë interes për tifozët.

Përtej objektivin për të fituar trofenë e madh që i mungon (Kupa e Botës), Messi kujton disa episode të karrierës së tij si marrëdhënien me Luis Enrique Martínezin (trajneri aktual i Spanjës), kur të dy ishin te Barça.

“Kisha një marrëdhënie spektakolare me të, i thamë të qëndronte”, tha Messi, i cili pranoi se deri në atë moment kishte pasur një “përplasje” përpara vizitës së famshme të Barçës në fushën e Real Sociedadit, në ndeshjen e parë të vitit 2015.

-Advertisement-

“U ktheva nga Argjentina pas pushimeve dhe luajtëm më 2 ose 3 janar, nuk më kujtohet saktësisht, dhe përfundova në stol. Patëm një debat që zgjati “pak”… por më pas marrëdhënia jonë qe spektakolare deri në ditën e fundit, kur ai vendosi të largohej. I thamë të mos ikte se ishim mirë”, shpjegon argjentinasi.

Guardiola e bëri aq mirë te Barça sa Messin bëri shaka duke thënë se “ai i bëri shumë dëm futbollit, sepse ajo që bëmë dukej kaq e thjeshtë sa të gjithë donin ta kopjonin”.

Messi nxjerr në pah aftësinë e Guardiolës si lexues i lojës.

“Pa dyshim, Guardiola ka diçka të veçantë për t’u përgatitur për ndeshjet, për t’i parë ato, për t’i përgatitur dhe për të komunikuar.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera