Sport

Messi ka një kërkesë për Barcelonën

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 14 September 2017

Leo Messi nuk dëshiron ta nënshkruajë kontratën e re me Barcelonën në një konferencë për media plot me njerëz.

Ai preferon një takim të thjeshtë me presidentin Bartomeu dhe më pas klubi t’i shpërndajë fotografitë, shkruan AS, përcjell Express.

Messi dëshiron që e gjitha të jetë private, pa kamera apo media para tij.

Leo po kërkon ta bëjë atë që e ka bërë gjatë nënshkrimit të shtatë renovimeve të kaluara me Barçen: ta vizitojë zyrën e presidentit, të nënshkruajë shpejt, t’i shtrëngojë duart me zyrtarët e Barçes dhe më pas secili në shtëpinë e vet.

-Advertisement-

Shumë shpejt Messi pritet ta nënshkruajë vazhdimin e kontratës që do ta mbajë atë në Barcelonë deri në vitin 2021.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera