Sport

“Messi i Interit”, kapiteni merr propozimin zyrtar për rinovimin

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 20 October 2023

Drejtuesit e Interit duan të “blindojnë” sa më shpejt kapitenin Lautaro Martinez.

“Ai është ndryshe nga Lukaku dhe Skriniar, të cilët më zhgënjyen. Ai e mban fjalën, Lautaro është Messi im”, u shpreh Giuseppe Marotta, CEO i klubit zikaltër.

Nënkampionët e Europës po tentojnë të rinovojnë kontratën me sulmuesin kryesor, i cili këtë vit është shndërruar në kapitenin e Interit pas largimit të Samir Handanovic.

-Advertisement-

Marrëveshja aktuale zgjat deri në verën e vitit 2026, teksa agjenti i 26-vjeçarit, Alejandro Camano, ka marrë ofertën zyrtare në lidhje me zgjatjen e bashkëpunimit.

Interi i ofron Lautaros rinovimin deri në 2028 me një pagë sezonale prej 7.5 mln eurosh. Që më bonuse mbërrin lehtësisht në mbi 8 mln euro. Aktualisht lideri i skuadrës së Inzaghit përfiton 6 mln euro në sezon.

Tek Interi janë optimistë në lidhje me firmën e Lautaros, i cili nuk do të veprojë si mbrojtësi Milan Skriniar. Zyrtarizimi i akordit të ri pritet të ndodhë brenda këtij viti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera