Sport

Messi i bën vetes një dhuratë luksoze me vlerë mbi 100 milionë dollarë

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 13 September 2023

Lionel Messi po shijon përvojën amerikane në Florida, tek inter Miami, skuadër në të cilën është lider dhe pikë referimi për të gjithë ekipin. Sërish mes kandidatëve kryesorë për të fituar “Topin e Artë”, që do të ishte i teti në karrierë, sulmuesi argjentinas i ka bërë vetes një dhuratë shumë të shtrenjtë. Siç raportohet nga SHBA, bëhet fjalë për një vilë ultraluksoze me vlerë mbi 100 milionë dollarë.

Është një pronë e vendosur në Florida, në Broward County, siç raportohet nga një medium i specializuar për temën “The Real Deal”.

Një rezidencë ëndrrash, e vendosur përballë detit dhe sipërfaqe 1600 metra katrorë, me një pishinë të brendshme, palestër, spa dhe një suitë të pabesueshme prej afërsisht 150 metra katrorë.

-Advertisement-

Vendndodhja është gjithashtu ideale: vetëm 5 milje nga stadiumi i Inter Miamit në “Fort Lauderdale” dhe ngjitur me qendrën stërvitore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera